Reshjet e dëborës kanë arritur në trashësinë prej 10 cm këtë të diel në qarkun e Kukësit.

Autoritet rrugore në Kukës bëjnë me dije se rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht, pasi kontraktorët në këto rrugë kanë punuar gjatë gjithë kohës për pastrimin nga  bora me kriposje.

Furnizmi me ujë të pijshëm është normal në gjithë Qarkun Kukësm ndërsa energjia elektirke është shkeputur në Njësinë Administrative Margegaj.

Deri në këto momente nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente.

Top Channel