Protesta kundër luftës në Tiranë, ambasadori ukrainas: Të ndalet lufta, të mos ketë më humbje jetësh

27/02/2022 17:42

Dhjetëra protestues u mblodhën jashtë ambasadës ruse në Tiranë në shenjë solidariteti ndaj Ukrainës.

Ambasadori   ukrainas  Volodymyr Shkurov   i kërkoi homologut të tij rus që bashkë me bashkëkombasit e tij  ti kërkojnë Vladimir Putin  të  ndalë luftën.

Dua t’i them popullit rus që ka një person që ka një buton te kuq, neve sot nuk mendojmë vetëm për Ukrainën por edhe për Europën, sepse duam një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Dua t’i drejohem popullit rus që t’i thonë liderit të tyre jo luftës dhe duhet të zgjohen ta bëjnë këtë”, thotë ambasadori.

Shqipëria i  ka ofruar  ndihme  humanitare  popullit ukrainas, në veshje,  ushqime dhe medikamente, paralelisht me paketën e sanksionesh kundër Rusisë.

Këto janë veprime që më detyrojnë t’u them faleminderit dhe të përkulem para tyre”, tha Shkurov.

Protesta  kundër pushtimit  rus kanë shpërthyer ne te gjithë Europën. Me e fundit ishte ne Gjermani  ku një  lumë prej 100 mije  njerëzish   u derdh ne sheshin kryesor te Berlinit.Të veshur me ngjyrat e flamurit te Ukrainës, mijëra qytetare u protestuan  edhe ne  zemër të Parisit.

Në Moskë, protestat po hasin ne dhunën e policisë,  e cila  këtë të diele arrestoi 900 persona të cilët nuk bien dakord me vendimin e  presidentit Vladimir Putin.

FOTO GALERI
6/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA