Dënim për Rusinë/ Miratohet rezoluta e propozuar nga Shqipëria dhe SHBA-ja

27/02/2022 22:39

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka njoftuar se është miratuar rezoluta që dënon sulmin në Ukrainë duke e cilësuar një “agresion ndaj Kartës së OKB-së dhe paqes botërore”.

Miratim i fuqishëm i rezolutës së propozuar nga Shqipëria  & SHBA. Sesioni Special i Emergjencës i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u mbështet nga 11 anëtarë të OKB-së. Edhe një herë Rusia u izolua. Bota nuk do të heshtë“, shkruan Xhaçka në një postim në “Twitter”.

Rusia vuri veton ndaj një rezolute të SHBA dhe Shqipërisë për të dënuar Moskën për pushtimin e Ukrainës.

“Ne i kërkojmë Rusisë të zbusë retorikën e saj,” tha ambasadorja e SHBA Linda Thomas-Greenfield, në lidhje me një njoftim për vendosjen e forcave në gatishmëri bërthamore.

Votimi ishte procedural, duke mos u kërcënuar nga një tjetër veto.

Rezultatet ishin të ngjashme me votën e javës së kaluar, e cila bllokoi miratimin e një rezolute për shkak të vetos së Rusisë.

Franca ka paraqitur gjithashtu një rezolutë në lidhje me çështjet humanitare për shqyrtim të këshillit.

Ky është sesioni i parë special i urgjencës i OKB-së i Asamblesë së Përgjithshme që nga viti 1982 kur u mblodh një seancë speciale emergjente e OKB-së për të trajtuar situatën në zonën e territoreve arabe të pushtuara të Lartësive të Golanit.

Top Channel