Korçë/ Aksident, ambulanca përplaset me pemët dekorative dhe kthehet përmbys

26/02/2022 22:50

Një ambulancë është përmbysur në karburantin e qytetit të Korçës.

Fillimisht drejtuesi i autoambulancës është përplasur me një nga pemët dekorative e më pas mjeti është përmbysur.

Shoferi ka marrë disa lëndime, ndërkohë që nuk paraqet probleme për jetën.

Ende nuk dihet në rast se ka pasur pacientë brenda ambulancës ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

Top Channel