VideoLajm/ Ushtria ukrainase godet aeroportin ushtarak në Rusi

25/02/2022 13:38

Ushtria ukrainase ka kryer një sulm ajror në një aeroport ushtarak në Milerovë, rajoni i Rostovit, raportojnë mediat ruse.

Sipas informacioneve në rrjetet sociale, goditja është kryer me raketë balistike “Point-U” ose me dron pa pilot.


Autoritetet lokale dhe ushtarake ende nuk kanë dhënë informacion zyrtar në lidhje me sulmin, shkruan Znak.com.

Megjithatë, një burim nga policia konfirmoi për “Konsomolskaya Pravda Rostov-on-Don” se ushtria ukrainase kishte goditur me “Point-U”.


I njëjti burim tha se ende nuk është mësuar nëse sulmi ka shkaktuar viktima apo të plagosur.

Top Channel