Ushtari ukrainas, Vitaliy Skakun ndërroi jetë pasi u hodh në erë një urë në Henichesk për të ndaluar përparimin e një kolone tankesh.
“Në këtë ditë të vështirë për vendin tonë, kur populli ukrainas po zmbraps pushtuesit rusë në të gjitha drejtimet, një nga vendet më të vështira në hartën e Ukrainës ishte Isthmusi i Perekopit, ku një batalion i veçantë marinsash ishte një nga të parët që takoi armikun”, sipas deklaratës së Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Për të ndaluar përparimin e kolonës së tankeve, u mor vendimi për të hedhur në erë urën Henichesk.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se Vitaliy Skakun, një inxhinier i batalionit doli vullnetar për të kryer këtë detyrë. Ai nuk pati kohë të largohej dhe ndërroi jetë aty.
“Shoku ynë vdiq. Vepra e tij heroike ngadalësoi ndjeshëm përparimin e armikut, gjë që i lejoi njësisë të ridislokohej dhe të organizonte mbrojtjen”, thuhet në deklaratë.
Top Channel