
Mbrëmjen e së dielës do të luhet edhe ndeshja e ashtuquajtur e garës për titullin mes Tiranës dhe Lacit, praktikisht vendi i parë dhe i dytë në Abissnet Superiore pas javës së 21-të të sajë.
Humbja e fundit e Tiranës me Kastriotin dhe fitorja e Lacit me Kukësin e ka ngjeshur në 3 pikë diferencën mes tyre, megjtihatë për trajnerin badheblu Orges Shehi ky takim duhet parë si i rradhës dhe jo si vendimtarë për sezonin.
Ndërkohë paralelisht me këtë takim luhet edhe Kukësi-Teuta një tjetër ndeshje me vlerë për dy ekipe që ndodhen në pozita të ndryshme. Kampionët në fuqi janë ende në kërkim të ritmit të tyre për t’ju larguar zonës së ftohtë, ndërsa verilindorët e kanë një shans tjetër për të mos u shkëputur nga dy skuadrat e vendit të parë.
Ditën e dielë do të luhen 3 ndeshje që do të mbyllin edhe javën e 22-të të abissnet Superiores. Cifti i tretë është një betejë direkte për zonën e rënies nga kategoria mes Egnatias dhe Kastriotit. Të gjtiha këto ndeshje d të keni mundësinë t’i ndiqni drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb
Top Channel