Spostohet ndeshja Rusi-Shqipëri/ UEFA ka vendosur se ndeshjet e këtyre shteteve do të luhen në fusha asnjëanëse

25/02/2022 11:54

Komiteti ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur gjithashtu që skuadrat ruse përfshirë këtu edhe përfaqësuesja do t’i zhvillojnë ndeshjet e tyre në fushë asnjëanëse.

Nga ky vendim preket edhe përfaqësuesja shqiptare e cila dodhet në të njëjtin grup me Rusinë në Ligën e Kombeve dhe ndeshja e parashikuar më 2 qershor për t’u luajtur në Moskë është anuluar.

Tashmë mbetet për ‘tu vendosur se ku do të luhet ky takim, por ky vendim do të zbardhet në një moment të dytë.

Komiteti ekzekutiv i UEFA-s në mbledhjene tij të jashtëzakonshme, përveç spostimit të finales së Champions Leagues nga Shën Petërburgu, në Paris ka marrë edhe këtë vendim sa i përket dy shteteve në luftë me njëra tjetrën, si Rusia dhe Ukraina.

Vendimet sipas UEFA-s do të rishikohen në një mbledhje tjetër të dytë për të përcaktuar detajet, por më emergjentja kanë qenë ndeshjet e play-off-it të Botërorit ku muajin e ardhshëm Polonia do të udhëtonte drejt Moskës për ndeshjen e saj me Rusinë, por federata polake ka njoftuar FIFA, ashtu si edhe Republika Ceke dhe Suedia që mund të përballeshin me Rusinë, që nuk mund të dërgojnë ekipet e tyre në Rusi.

Për këtë arsye për momentin është vendosur vetëm spostimi i takimeve nga Rusia dhe Ukraina në fusha asnjëanëse si për klubet e këtyre shteteve pjesmarrëse në kupat e Europës ashtu edhe për përfaqësueset e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA