Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës: Hodhëm në erë një urë për të penguar avancimin rus në Kiev

25/02/2022 08:30

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës tha këtë të premte se trupat e sulmit ajror kanë hedhur në erë një urë mbi lumin Teteriv në Ivankiv, që ndodhet rreth 50 kilometra në veri të Kievit, sinjë përpjekje për të parandaluar një kolonë ruse të forcave të përparojë drejt kryeqytetit.

Sipas ministrisë, përparimi rus u ndal. Më herët në mëngjes të premten, zyrtarët e lartë amerikanë vlerësuan se forcat ruse që hynë në Ukrainë përmes kufirit Bjellorusi ishin vetëm rreth 32 kilometra  nga kryeqyteti.

Deri më tani 137 ushtarë ukrainas janë konfirmuar të vrarë dhe 316 të plagosur që nga e enjtja, sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ukraina thotë se 800 viktima janë mes forcave ruse, por është e paqartë nëse kjo i referohet vetëm numrit të të vrarëve, sipas CNN.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA