Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në një konferencë për media, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Në të njëjtën linjë me Vladimir Putin, ai tha se Moska nuk dëshiron të pushtojë Ukrainën – por  ta “çmilitarizojë” atë.

I pyetur nëse ishte dëshira e Rusisë për të rrëzuar një vend demokratik, Lavrov nënkupton se vendi nuk mund të quhet demokratik.

Më pas ai bëri pretendime për trajtimin e Ukrainës ndaj njerëzve që flasin rusisht në vend.

Ai hodhi poshtë një pyetje nga Steve Rosenberg i BBC-së, i cili e pyeti se si Rusia mund të justifikonte pushtimin e fqinjit të saj perëndimor.

Lavrov iu referua ndërhyrjeve perëndimore në ish-Jugosllavi, Irak dhe Libi – të cilat ai tha se shkaktuan mijëra viktima në emër të promovimit të demokracisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA