27-vjeçari Besim Hoxha është shoqëruar nga policia e Vlorës për në ambientet e spitalit pasi është qëlluar me sëpatë nga një tjetër person i cili është identifikuar dhe po kërkohet nga policia.

27-vjeçari ka hyrë në sallë të operacionit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Në datën 25.02.2022, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, tek vendi i quajtur “Shkallët e Varrezave të Dëshmorëve”, shtetasi A. B., 51 vjeç,  banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë, për motive të dobëta ka goditur me sëpatë shtetasin B. H., 26 vjeç, banues në lagjen “Lirim”, Vlorë, i cili ndodhet  jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit.  Grupi hetimor  ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e  rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.

Top Channel