Fake news- Ukrainë, raportohet i vrarë shqiptari Emanuel Bazanji
25/02/2022 18:54
Përmes twitter, rrufeshëm është shpërndarë lajmi se forcat ruse kanë ekzekutuar ushtarakun shqiprar Emanuel Bazanji në Kiev.
Ky është një fake news.
Gazetari Top Channel Muhamed Veliu bisedoi, pak më parë me Emanuelin i cili tha se ky është një lajm i pavërtetë.
Përmes Whatsapp kjo është përgjigja e Emanuelit.
“Muhamed se jam i nervozuar dhe në stres, le të shkruajnë çfarë të duan, kur të mbarojë kjo luftë do i shikoj me radhë të gjitha çfarë shkruajnë”, tha ai.
I pyetur nga gazetari Muhamed Veliu për situatën që e rrethon Emanueli tha se: “Është e vështirë shumë sepse jemi goditur nga ajri”.
Top Channel