Brazili ishte një nga kombëtaret e para që siguroi kualifikimin në Katar 2022. Trajneri Tite dhe djemtë e tij kanë si objektiv të sjellin në shtëpi Kupën e Botës për herë të gjashtë në histori, me trofeun e madh që mungon në Brazil prej vitit 2002.
Tite qëndron në stolin e Brazilit prej verës së vitit 2016. Në prononcimin e dhënë për SporTV, 60-vjeçari deklaroi se do të largohet nga drejtimi i Brazilit pas Botërorit të këtij viti.
“Nuk dua të gënjej, nuk do të jem më trajner i Brazilit pas Botërorit të Katarit. Futbolli përbëhet nga cikle dhe unë pata një mundësi unike, duke u gjendur në vendin ku mund të ishin profesionistë të tjerë me aftësi të mëdha”, deklaroi Tite.
Ky i fundit ka zgjedhur të mos rinovojë kontratën që i përfundon më 31 dhjetor. Gjatë këtyre viteve si trajner i kombëtares Seleção, trajneri me origjinë italiane fitoi Kupën e Amerikës në vitin 2019.
Top Channel