Një oficere e forcave operacionale me inicialet V.D në Policinë e Shtetit është ndaluar nën shoqërinë e një personi tjetër me inicialet E.D., pasi akuzohen për disa vjedhje në Kosovë.

Burimet jo zyrtare për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha thanë se emri i saj u referua nga Policia e Kosovës.

Po nga i njëjti burim, gazetarja Hoxha, ka mësuar se efektivja e forcave operacionale së bashku me dy persona të tjerë dyshohet se ka vjedhur disa banesa në Kosovë, si dhe një mjet me të cilin, pasi i kanë ndërruar targat, kaluan kufirin shqiptar.

Ata janë prezantuar si ofiecerë të dërguar me mision të fshehtë, që po ndiqnin një aksion të policisë shqiptare në Kosovë.

Ishte policia kosovare ajo që referoi çështjen policisë shqiptare për ndjekjen në flagrancë, derisa u ndaluan pa hyrë në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA