A mund të përjashtohet Rusia nga Eurovision 2022?

25/02/2022 13:18

Organizatorët e “Eurovision Song Contest” kanë marrë një “lumë” kërkesash për të ndaluar pjesëmarrjen e Rusisë në konkursin e këtij viti, pasi që prej mëngjesit të djeshëm Ukraina ndodhet përballë pushimit të ushtrisë ruse.

Ishte kryetari i bordit të transmetuesit publik ukrainas (NSTU), Mykola Chernotytsky, i cili shkori një letër të hapur duke kërkuar nga EBU të pezullojë anëtarësimin e Rusisë dhe ta përjashtojë atë nga Eurovision Song Contest 2022.

Pas reagimeve të shumta për ndalimin e Rusisë në  konkurs, organizata EBU (Bashkimi Evropian i Transmetimit, përgjegjëse për konkursin, lëshoi deklaratë të paanshme për këtë çështje.

Eurovision Song Contest është një ngjarje kulturore jopolitike. Megjithatë, EBU është e shqetësuar për ngjarjet aktuale në Ukrainë dhe do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën”, është shprehur organizata.

Konkursi është planifikuar të mbahet midis datave 10 dhe 14 maj në Torino, Itali. Si Rusia ashtu edhe Ukraina janë listuar si performuese në gjysmëfinalen e parë e cila do të mbahet në 10 maj.

Top Channel