Xhirojnë me celular sulmin e avionit rus, fëmijët tmerrohen nga shpërthimi

24/02/2022 21:58

Shpërthimet në Ukrainë kanë alarmuar ukrainasit gjatë gjithë ditës, që kur Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi aksionin ushtarak ndaj vendit fqinj.

Qytetarët në Ukrainë kanë xhiruar me celularë momentin e sulmit nga avioni rus. Në pamje duket momenti i panikut dhe frika që kanë përjetuar fëmijët.
Vladimir Putin e urdhëroi në orën 5:55 të mëngjesit me orën e Moskës nisjen e mësymjes në Ukrainë, dhe granatat e raketat e para u lëshuan vetëm disa minuta më vonë. Sirenat e emergjencës gjëmuan në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Të tmerruar, njerëzit kanë nxituar të largohen prej andej. Një numër i madh makinash janë parë nëpër rrugë, teksa paniku i ka përfshirë banorët e Kievit.

Ata që nuk janë larguar, iu drejtuan me nxitim bodrumeve, ndërsa stacionet e metrosë së Kievit gjithashtu raportohet se po kthehen në bunkerë të improvizuar. Dëshmitarë okularë i kanë thënë CNN se stacionet se metrove janë mbushur me njerëz, që kanë marrë sasi të mëdha ushqimi me vete. “Stacionet janë plotë, “, tha një qytetar i Kievit. Dëshpërimi ka pushtuar banorët edhe në zona të tjera si qyteti Chuguev, ku bombardimet ruse kanë shkatërruar shtëpi e një trup i pajetë dergjet në rrugë i mbuluar me batanije.

Top Channel