23/11 20:33
Vllaznia ka nisur punën për rinovimin e kontratave me lojtarët që dëshiron t’i ketë pjesë të skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm.
“Ekipi i Vllaznisë është i fokusuar maksimalisht për t’i arritur objektivat e këtij sezoni, por ndërkohë nga ana tjetër drejtuesit e klubit kanë nisur punën për skuadrën e sezonit të ardhshëm. Hapi i parë i rëndësishëm që është zyrtarizuar ditën e sotme ka qenë rinovimi i kontratës me sulmuesin Mehdi Çoba. Duke e konsideruar atë një element të së ardhshëm, bëjmë me dije se me këtë futbollist është firmosur një kontratë trevjeçare. Suksese #MehdiÇoba me fanellën kuqeblu!”-shkruhet në reagimin e Vllaznisë.
Top Channel