Protestë për shtëpitë/ Banorët e 5 majit dhe Laprakës shkojnë para Parlamentit

24/02/2022 19:49

Banorët e 5 majit dhe Laprakës u mblodhën sërish këtë të enjte tek Parlamenti për të kundërshtuar shembjen e banesave te tyre por dhe për shoqërimin e 5 personave gjatë aksionit të 22 shkurtit për shembjet tek 5 maji.

Protestën e tyre e zhvendosën tek Drejtoria e Policisë së Tiranës ku kërkuan lirimin e personave të shoqëruar.

Shembja e banesave tek 5 maji po kryhet për ti hapur rrugë projektit të rindërtimit ku do të strehohen banorët shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i dy viteve më parë. Të gjithë të prekur nga ky projekt do të përfitojnë dëmshpërblim të plotë përm shkëmbimit me shtëpi të re në godinat që do të ndërtohen, me të njëjtat metra2 që kanë dhe sot.

Top Channel