“Nuk kemi Luftë të 3 Botërore”/ Dritan Hila: Afganistani na tregoi sa e vështirë është të mbahet një vend i pushtuar

24/02/2022 22:05

Analisti Dritan Hila e hoqi idenë se mund të kemi një luftë të tretë botërore.

Në studion e Open në Top Channel ai tha se shembulli i Afganistanit tregoi se sa e vështirë është të mbahet një vend i pushtuar kohët e sotme.

“Lufta e tretë botërore nuk ka filluar, është betejë në vendet sovjetike. Flasim për një luftë moderne ku është e vështirë t’i bësh fuqi një ushtrie të madhe ushtarake. Por dhe kjo fuqi nuk mban dot të pushtuar një vend, këtë e tregoi Afganistani.

Synimi i Putin është që të bëjë një Ukrainë vasale, e cila nuk është armiqësore ndaj Rusisë. Nuk është një luftë kundër NATO-s, Europës. Buxheti i ushtrisë së Rusisë është i njëjtë me çdo shtet të NATO-s. SHBA është 10 herë më e fuqishme ushtarakisht,” tha Hila.

Top Channel