Nis eksodi nga Ukraina/ Njerëzit e frikësuar nga lufta në radhë të gjata me makina, fluturime nuk ka

24/02/2022 19:34

Ukrainasit në Kiev dhe qytete të tjera u zgjuan këtë të enjte nga shpërthimet e njëpasnjëshme, që erdhën pas deklaratës së presidentin rus Vladimir Putin për të ndërmarrë një operacion ushtarak.

Dhjetëra persona u plagosën, ndërsa rrugët u mbushën nga makinat e qytetarëve të panikosur që kërkojnë të largohen.

Maksym: Ishte ora 5 e mëngjesit. Ata po bombardonin njësinë ushtarake në Brovary, ku ne jetojmë. Nuk e pamë por e dëgjuam. Muret po dridheshin. Morëm gjërat tona dhe u larguam.

Natalya Kovalenko: Mendoj se qeveria do të na ndihmojë, ushtarët që po na mbrojnë në kufi e dinë që kanë këtu nënat dhe fëmijët e tyre.

Metrotë po përdoret si bunkerë, ndërkohë që shumë ukrainas janë të gatshëm të qëdrojnë dhe mbrojnë atdheun

Olena Shevchenko: Nuk do të largomi nga qyteti, do të qëndrojmë këtu. Shpresoj që të kemi mbështetje ndërkombëtare. Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë më vonë, gjëja e parë është mbështetja ndaj njerëzve, të kemi informacione në këto ditë stresuese.

Olena Kurilo: Ne kemi shkruar poezi për luftën, unë vetë jam regjisore, por nuk e kisha menduar kurrë se kjo mund të ndodhte vërtet një ditë. Shtëpia është tërësisht e shkatërruar, nuk ka dritare, nuk ka dyer. Duhet të kem një engjëll mbrojtës shumë të fortë që jam ende gjallë.

Do të qëndroj dhe do të bëj gjithçka për Ukrainën, me aq energji sa kam.

Gruaja: Po ikim drejt metrosë, meqë është nën tokë, duam të shpëtojmë jetët tona.

Top Channel