NATO shton trupat në lindje/ Biden: E gjithë bota do të konsiderojë Rusinë përgjegjëse

24/02/2022 19:31

Vendet e perëndimit dhe organizatat ndërkombëtare po reagojnë njëzëri për të ndëshkuar Rusinë pas sulmit ndaj Ukrainës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka dënuar sulmin ndaj Ukrainës si një sulm të paturpshëm dhe pa pasur asnjë shkak.

“Ky sulm “rrezikon jetën e shumë civilëve”E kemi bërë të qartë se nuk kemi asnjë plan për të dislokua  trupat e NATO-s në Ukrainë. Ajo që kemi bërë të qartë është se po rrisim praninë e trupave të NATO-s në pjesën lindore të Aleancës në territorin e NATO-s.

I ashpër u tregua dhe presidenti i SHBA Joe Biden.

Presidenti Putin zgjodhi të ndiqte rrugën e një lufte të paramenduar e cila do të sjellë humbje katastrofike të jetëve njerëzore dhe vuajtje të mëdha. Vetëm Rusia është përgjegjëse për vdekjet dhe shkatërrimin që ky sulm do të sjellë. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët do të përgjigjen në mënyrë të njëzëshme e të vendosur. Bota do ta konsiderojë Rusinë përgjegjëse për këtë që po bën.

Kancelari gjerman, Olaf Schoz e dënoi  sulmin. ai tha se Kjo është një ditë e tmerrshme për Ukrainën dhe një ditë e errët për Europën”. Kancelari gjerman telefonoi me presidentin ukrainas dhe i siguroi solidaritetin e plotë të Gjermanisë.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von e dënoi sulmin rus “ashpërsisht”. “Ne dënojmë sulmin e pajustifikuar të Rusisë në formën më të ashpër”, shkroi Von der Leyen në Twitter.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan doli hapur së fundi kundër veprimeve të Moskës duke i cilësuar të papranueshme dhe kërcënim për stabilitetin.

Erdogan: Unë do të doja të filloja duke thënë se ne e konsiderojmë veprimin ushtarak të papranueshëm dhe e refuzojmë atë. Ky hap, të cilin ne e shohim si shkelje të së drejtës ndërkombëtare, është një goditje e rëndë për paqen, qetësinë dhe stabilitetin e rajonit. Ne jemi në marrëdhënie të ngushta politike, ekonomike dhe sociale me Rusinë dhe Ukrainën, të cilat i shohim si vende mike, dhe realisht na vjen keq që po përballen në këtë mënyrë.

Ndërsa dy vende duket se kanë mbështetur deri tani Rusinë.

Financial Times thotë se Kina mund ta ndihmojë Moskën me ato sanksione, kryesisht përmes marrëveshjeve për lëndët e para dhe huave bankare, teksa do të kërkojë ndërkohë të shmangë edhe dëmtimin e interesave të veta ekonomike dhe financiare.

Ndërsa Serbia është nuk po shprehet as por dhe as kundër sulmit të Rusisë duke marrë kohë dhe duke mbajtur një pozicion asnjëanës.

Nga ajo çfarë dihet deri tani, është se presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të përpiqet me sa mundet të ruajë asnjëanësinë, diçka që në këto momente duket mjaft e vështirë për të.

Top Channel