“Merrni armët, mbroni vendin”/ Thirrja e presidentit Zelensky. Rrëzohen disa avionë rusë

24/02/2022 19:27

Volodymyr Zelenskiy duket nuk po pret më ndihmë nga jashtë.

Presidenti ukrainas njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Moskën dhe u ka bërë thirrje qytetarëve ukrainas të ngrihen e të mbrojnë shtetin kundër sulmit rus, duke thënë se do ofrohen armë për ato që do t`i bashkohen luftimeve. Ai u bëri thirrje nga ana tjetër rusëve, që siç tha, “nuk e kanë humbur nderin” që të protestojnë kundër sulmit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës.

Zelensky: Ky mëngjes, të dashur qytetarë, ky mëngjes hyri në histori, por tani historia është shumë ndryshe për vendin tonë dhe për Rusinë. Ne i ndërpremë marrëdhëniet diplomatike me Moskën. Ukraina do të mbrojë veten; nuk do të heqim dorë nga liria jonë pavarësisht se çfarë mendon Moska. Për ukrainasit, pavarësia dhe e drejta për të jetuar në tokën e tyre, sipas vullnetit të tyre, është vlera më e lartë që ekziston.

Gjatë orëve të pasdites ushtria ukrainase ka rrëzuar një helikopter ushtarak rus. në pamje duket helikopteri i shkatërruar por nuk dihet nëse ka pasur të vrarë apo të plagosur nga ky sulm i ushtrisë ukrainase. Top Channel ka siguruar edhe pamjet e një ushtari rus të vrarë në Kharkiv. Raportimet janë për dhjetëra të vdekur nga të dyja palët, por më keq po e pësojnë civilët nga sulmet e pandërprera të ushtrisë ruse.

Top Channel