Lufta në Ukrainë/ Alizoti: Pas sulmit, Putini do të shohë si do të reagojnë palët

24/02/2022 22:12

Agresionin rus ndaj Ukrainës, analisti Tomor Alizoti e sheh si një provokim të presidentit rus ndaj Perëndimit.

Në diskutimin në emisionin “Open”, ai shpjegon përse Vladimir Putin nuk do të sulmojë Europën.

Von der Leyen tha që ishte një sulm ndaj Perëndimit. Putini deri tani është efikas, nëse e merr Ukrainën për 4 ditë, ndërron qeverinë, atëherë ai është efikas.

Putini do të vazhdojë lojën e tij. Nuk mendoj që do të lëshojë raketa në Europë. I gjithë Perëndimi është i mobilizuar. Nuk do të tentojë të marrë vendet baltike. Do shihet si do reagojnë palët. Në gjeopolitikën e së ardhmes, e shoh Perëndimin pak të lodhur”, tha Alizoti.

Top Channel