I dyshuari vret policin me armën e tij në qendrën tregtare në Texas (fotot)

24/02/2022 21:32

Një oficer policie në Texas, SHBA është qëlluar për vdekje nga një i dyshuar që i mori armën duke u përleshur me të në një qendër tregtare në Houston, ku viktima po bënte një punë të dytë.

Oficeri Neil Adams u vra dje pasdite kur reagoi ndaj një trazire në një prej dyqaneve të qendrës tregtare PlazAmericas Mall, tha policia e Houston.

“Kishte një përleshje me të dyshuarin, i cili arriti të merrte kontrollin e armës së tij,” tha kreu i policisë së Houston Troy Finner.

Ai shtonte më tej: “I dyshuari kishte një mjet të mprehtë që ua drejtonte oficerëve. Pas ngjarjes, ai u qëllua prej tyre dhe vdiq në spital”.

Policia nuk publikoi identitetin e sulmuesit por thanë vetem se ishte 35 vjeç.

Oficeri i vrarë shërbente me policinë e San Jacinto prej vitit 2012.

Duke folur jashtë spitalit ku oficeri humbi jetën, e veja e tij kërkonte lutje nga dashamirësit.

“Desha që të gjithë të lutemi për njerëzit dhe shpirtrat e atyre që na mbrojnë përditë”.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA