Gjatë qëndrimit të ekipit të Top Channel në Ukrainë, Alisa Koverda na tha se Rusia e ka provuar se nuk i zgjidh çështjet me diplomaci por përmes armëve.

Fatkeqësisht ashtu ndodhi. E pyetur për momentet e para të sulmit,  përmes një mesazhi zanor Alisa bëri këtë rrëfim për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu.

Alisa Koverda: Në ora 4 të mëngjesit ata sulmuan  me raketa të llojeve të ndryshme aeroportin…që është aeroport ushtarak. Ne qytetarët në Kiev e dëgjuam atë sepse ky aeroport nuk është shumë larg nga këtu. Dëgjova zhurmën e avionëve të cilët fluturonin mbi shtëpinë ku unë banoj. Nuk e di se do të vazhdojë e gjitha kjo. Nuk kam asnjë ide se çfarë mund të bëj. Shqetësimi im është se nuk po lidhem dot me mamanë dhe motrën  megjithëse jetojnë gjysëm kilometri larg meje. Jam e shqetësuar pasi aty ku ato jetojnë nuk ka bunkerë të mirë për tu mbrojtur nga sulmet ajrore.

Bunkerët thotë Alisa  nuk janë vende ku ti mund të qëndrosh pafundësisht.

Alisa Koverda: Janë thjesht vende ku ti vrapon nëse shikon se dicka është duke ndodhur. Përshembull bunkeri përpara shtëpisë time është i thellë dhe i gjatë ndërtuar si i tillë. Mund të them se jam me fat por nuk e di si janë kushtet pasi nuk është përdorur dhe mendonim se nuk do të përballeshim me luftë. Njerëzit nuk duan ti shtojnë vetes panik. Nuk e prisnim të sulmoheshim nga të gjitha anët. Na dëshpëron fakti se nuk pati protesta nga qytetarët e Rusisë apo Bjellorusisë për këtë. Tani që flas mund tu them se Bota e ka të vështirë ta dallojë sa djallëzore është e gjitha kjo përpara një vajze të re si unë.

 

Top Channel