Arrestohet 50-vjeçari në Devoll, ushtronte aktivitetin e lojërave të fatit në lokalin e tij

24/02/2022 16:31

Një 50-vjeçar i identifikuar me inicialet D.J., ka rënë në prangat e policisë së Korçës pasi u kap duke kryer aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, u bë arrestimi i 50-vjeçarit, banues në fshatin Cipan, Devoll.

Shërbimet e policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në fshatin Çipan, tek i cili ky shtetas ushtronte aktivitetin i pa regjistruar në organet përkatëse, gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 aparaturë elektronike që dyshohet se përdorej për vendosjen e lojërave të fatit të palejuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA