Një akuarium i braktisur me oktapodë të kalbur në dysheme dhe një peshkaqen “zombie” brenda rezervuarit të infektuar, ka habitur një eksploratore të botës urbane dhe audiencën e saj në rrjetet sociale.
Makthi i botës ujore artificiale u zbulua nga blogger-ja franceze Juliette, gjatë një vizite në Spanjë.
24-vjeçarja nga Lyon, filmoi ambjentet e ish-akuariumit të frikshëm duke xhiruar në korridoret e tij.
Juliette shihet duke ecur me kujdes në dërrasat e vjetëruara, pasi hyri brenda nga një dritare e hapur.
E reja habitet nga kufoma e një oktapodi gjigant që gjen në dysheme, para se të gjejë peshkaqenin e vdekur prej kohësh, kufoma e kalbur e të cilit ruhej brenda një akuariumi të vjetër.
Në videon e saj vajza komenton : “Horror. Ky eksplorim i imi do t’ju shokojë!”
Juliette thotë më tej: “Aquariumi është në Spanjë, mes kafshëve të vdekura që hasëm kishte peshq, oktapodë dhe një peshkaqen”.
“Por kufoma e peshkaqenit ishte më e mahnitshme, kishte apel për të gjithë”.
Zhvillimi vjen pasi një tjeër peshkaqen i kalbur u zbulua në një akuarium të braktisur në Australi.
Ky i fundit ishte i varur në një akuarium në lëndë kimike ruajtëse, teksa dhëmbët e mprehtë i kishte të ruajtur në mënyrë perfekte.
Zbulimi i ngjashëm ishte bërë nga eksploratori urban Luke McPherson, i cili shpërndau pamjet në rrjetet sociale.
Ai tha: “U habita kur arrita prapa akuariumit. Era ishte aq e keqe sa nuk mund të rrije më shumë se një minutë, lënda ruajtese ‘formaldehid’ duhet të kishte avulluar”.
Top Channel