Aksidenti tragjik në Radhimë/ Makina i bllokoi rrugën zjarrfikëses, gjobitet shoferi

24/02/2022 18:19

Drejtuesi i mjetit që pengoi zjarrfikësen të shkonte në vendngjarje një ditë më parë në Vlorë, është identifikuar nga policia.

Në videon, që qarkulloi në medie, duket një mjet që ecën para zjarrfikëses në zonën e Lungomares dhe nuk liron rrugën, duke penguar ekipin të mbërrijë në Radhimë, aty ku kishte ndodhur një aksident.

25-vjeçari me iniciale F.Rr. u gjobit me 40000 lekë dhe iu pezullua leja e drejtimit për 24 muaj.

Të mërkurën, një automjet me dy doli nga rruga duke u përplasur me një kolon betoni në Radhimë. Dy qytetarët e plagosur u nxorën nga makina në gjendje të rëndë shëndetësore. Në spital, ka ndërruar jetë 21-vjeçari Savjo Dhimojani, pasagjeri i automjetit  të aksidentuar. Në gjendje të rëndë është drejtuesi i mjetit.

Top Channel