191 qytetarë janë infektuar pozitivë me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në vend.

Shifra e infektimeve vjen pas 1743 testime të kryera gjithsej, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

72 raste të reja janë konfirmuar në Tiranë, 14 në Fier, 11 në Sarandë, 10 në Durrës, 9 në Vlorë, nga 7 qytetarë në Elbasan, Gjirokastër, nga 5 qytetarë në Berat, Pogradec, 4 në Përmet, nga 3 qytetarë në Gramsh, Mirditë, Lezhë, Shkodër, nga 2 qytetarë në Pukë, Lushnjë, Divjakë, Selenicë, Himarë, Delvinë, Memaliaj, Devoll, Kuçovë, Librazhd, nga 1 qytetar në Peqin, Skrapar, Tepelenë, Konispol, Mallakastër, Patos, Dibër, Vorë, Kamzë, Krujë, Tropojë, Has, Kukës, Fushë Arrëz, Vau i Dejës.

Një 70-vjeçare nga Tirana ka ndërruar jetë, ndërkohë që në spitalet COVID po marrin trajtim 68 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar.

Në të gjithë vendin, janë 3396 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.

Janë shëruar 378 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 264,287 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Statistika (24 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 191
Të shëruar në 24 orë 378
Të shtruar në spitale 68
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1743

Testime totale 1,736,486
Raste pozitive 271,141
Raste të shëruara 264,287
Raste Aktive 3396
Humbje jete 3,458

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 982
Fier 548
Elbasan 378
Vlorë 330
Berat 248
Lezhë 242
Kukës 159
Durrës 139
Gjirokastër 136
Shkodër 132
Korçë 77
Dibër 25

Top Channel