Sako dëgjon nga afër nevojat nga bizneset fasone: I sigurova grave dhe vajzave se do kenë mbështetjen e Bashkisë

23/02/2022 20:38

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ka bërë me dije se së bashku me deputetin Alban Xhelili dhe drejtues e punonjës të bizneseve fasone kanë dëgjuar nga afër nevojat e adresuara nga ky sektor.

Sako thotë se i siguroi gratë dhe vajzat e punësuara në këtë sektor se do të kenë mbështetjen e vazhdueshme të Bashkisë.

“Sipërmarrja e lirë ka qenë dhe do të jetë në fokusin e punës tonë, pasi është ajo që i jep frymëmarrje ekonomisë së qytetit dhe mirëqenies së çdo familje”, shkruan Sako në një postim në Facebook ku ka publikuar edhe fotografitë nga takimi.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel