25/12 14:52
Kryeministri Edi Rama teksa po dëshmon në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, duke iu përgjigjur pyetjeve të Belind Këlliçit,nuk la pa ironizuar as Sali Berishën.
Rama tha se Shqipëria ka patur dikur kryeministër që nuk njihte baxhanakun e vet e që nuk donte të dinte fare për prokurori.
“Këtu kemi patur një kryeministër që nuk njihte baxhanakun e vet. Në kaq pak vite kemi kaluar nga një kohë kur kryeministri, jo llogari, por mohonte që kishte baxhanak dhe nuk donte me ditë fare as për prokurori as për urdhra prokurorie e për asgjë, por drejtësia e re është shumë e re dhe shpresoj që hap pas hapi t’i hy këtyre çështjeve’, tha Rama.
Top Channel