Paraditja në vendin tonë do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash në për të gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore duke krijuar dhe mundësi për reshje të pakta dëbore në zonat veriore.

Sipas MeteoAlb orët në vijim sjellin përmirësim gradual të motit, duke bërë kthjellimet  në bregdet dhe zonën e ulët, gjithashtu dhe në zonat malore pritet të të ketë dobësim të ndjeshëm të vranësirave.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 13°C.

Era do të fryjë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi verior–verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 – 5 ballë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel