Paralajmërohen protesta në Kosovë/ Në pritje të ligjit të pagave, në mars dalin mjekët dhe mësuesit

23/02/2022 12:29

Ngecja në hartimin e Ligjit të Pagave do të nxjerrë në protesta punëtorët e sektorit publik.

Më një mars, infermierët e spitaleve në Kosovë do të marshojnë në shenjë të mosplotësimit të kërkesave të tyre.

Marsi do të gjejë në protestë edhe punëtorët e arsimit, në rast se Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës nuk procedon tutje me projektligjin.

Ymeri thotë se do të kërkojnë 100 euro shtesë deri në miratim të projektligjit.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës ka njoftuar se ende po punohet në këtë projektligj e në mars pritet të shkojë në Kuvend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA