“Nuk e duam Neymar në MLS”, zyrtari amerikan zbulon shkakun

23/02/2022 19:59

“Edhe unë dua shumë të luaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të paktën një sezon. Është një kampionat i shkurtër, ke tre-katër muaj pushime… “, deklaroi Neymar dy ditë më parë.

Si disa yje të tjerë të futbollit, edhe sulmuesi i PSG-së preferon të luajë një ditë në MLS, por deklarata e brazilianit nuk është pritur shumë mirë në “tokën e ëndrrave”.

Komisioneri i MLS-së, Don Garber ka reaguar në lidhje me zbarkimin e Neymar në futbollin amerikan. “Ne nuk kemi nevojë të sjellim një lojtar të madh në fund të karrierës së tij, vetëm sepse ai ka vendosur të dalë në pension këtu.

Nëse ata nuk vijnë për të respektuar ligën dhe tifozët e saj, ne nuk i duam ata fare në MLS”, deklaroi zyrtari i futbollit amerikan. Neymar është pjesë e PSG-së prej vitit 2017, teksa kontrata me klubin francez i përfundon në vitin 2025.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA