Grupi në kërkim të anijes së humbur ngec në të njëjtin vend ku mbeti eksploratori 100 vjet më parë (fotot)

23/02/2022 18:01

Një tjetër herë duket se historia ka përsëritur vdekjen kur misioni në kërkim të anijes së humbur të eksploratorit Sir Ernest Shackleton është bllokuar në të njëjtin vend të mistershëm.

Misioni ‘Agulhas II’ – pjesë e ekspeditës ‘Endurance 2’2– është bllokuar dje per me pak se nje dite në akujt e Antarktikës në temperatura rreth -10C.

Akullthyesja nga Afrika e Jugut kishte mbërritur në Detin Weddell, ku ishte parë për herë të fundit dhe anija e Shackleton në vitin 1915.

Pa mundur të avanconte më tej, anija asokohe moderne u braktis nga ekuipazhi, të cilët vazhduan misionin me perfundmin surprizues, shkruan britanikja Metro.

Historiani Dan Snow, i cili ishte në bordin e anijes, shpërndau një  video në kanalin ‘History Hit’ në rrjetin TikTok ku u thoshte ndjekësve ‘anija ka ngecur.’

Ai tha se motorët e saj ishin në funksion të plotë ndërsa vinçat po përpiqeshin të zhvendosnin masa akulli rreth mjetit për ta çliruar.

Me sa kuptohet anija kishte qene e aftë të manovronte duke arritur te dalë nga akulli, duke përdorur si kundrapeshë një konteiner të madh karburanti në anë të saj, dhe më pas duke lëvizur para e prapa.

Në një përditësim të mëvonshëm Snoë tha: “Ne arritëm të çliroheshim nga akulli prej ekspertizës së kapitenit Knowledge Bengu, i cili bashkë me ekuipazhin e tij u siguruan të mos mbeteshim për shumë kohë të bllokuar.”

Kështu që anija doli nga akujt dhe tashmë është vendosur në pozicionin e saj për të rinisur survejimin e fundit të detit në kërkim të eksplorueses “Endurance” që drejtohej nga Shackleton.

Anija origjinale Endurance u fundos në 21 nëntor 1915, pasi u bllokua në akull po atë vit.

Shackleton dhe ekuipazhi braktisën anijen dhe udhëtuan në akull për 10 muaj me burime të pakta, deri në shpëtimin e tyre të pabesueshëm.

Ekspedita fitoi famë për faktin se thuajse të gjithë anëtarët e saj i mbijetuan largimit.

Prej atëherë shumë eksplorues kanë tentuar të gjejnë rrënojën e saj por pa sukses.

Mjeti i kërkimit Endurance 22 është i pajisur me një dron nënujor autonom i cili mund të mbikqyrë e të fimojë rrënojën.

Ai mund të lundrojë deri në 100 milje larg bazës së tij nëse anija bllokohet përsëri.

Në bordin e anijes ka historianë, arkeologë, shkencëtarë që po studiojnë mjedisin Antarktik.

Udhëtimi i tyre pritet të vijojë për 35 dite, duke u larguar nga rajoni, sipas tyre “me nisjen e dimrit Antarktik”.

FOTO GALERI
2/7
Anija origjinale Endurance u fundos në 21 nëntor 1915, pasi u bllokua në akull po atë vit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA