Arbër Hajdari flet për Fundjavë Ndryshe: Ka pasur raste aq të vështira sa nuk kam dalë nga shtëpia për 2 javë

23/02/2022 22:21

Arbër Hajdari ishte i ftuar në “Goca dhe Gra” ku foli për Fundjavën Ndryshe dhe rastet e vështira që trajtojnë.

Hajdari tregoi se ka pasur raste aq të rënda sa nuk ka dalë nga shtëpia për 2 javë dhe ka bërë terapi. Nuk ka munguar pyetja për pagën, për të cilën tha se është 700 euro ndërsa sqaroi se gjatë rrugëtimit si opinionist në Big Brother VIP nuk ka marrë pagesë.

“Ka raste aq të vështira sa mundet dhe 2 javë të mos kem dalë nga shtëpia. Ka raste që më kanë lënë gjurmë për mirë, ka raste që më kanë lënë gjurmë për keq. Kam bërë dhe terapi, kam histori të trishta që mendoj se kushdo do ta trajtonte në të njëjtën mënyrë. Në këtë momente, është e vështirë për tu larguar prej Fundjavës.

Unë kam 7 muaj që përmes një projekti ndërkombëtar që po zhvillohet në Shqipëri është 700 euro në muaj”, tha Arbri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA