Vendi ynë këtë të martë do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Parashikohen reshje shiu të herëpashershme e lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Hera herës do ketë reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Ne relievet malore në lartësi 400 metër në verilindje dhe 800 metër në juglindje reshje bore me intensitet të ulët e mesatar. Në pjesën e dytë të ditës në veri dhe pjesërisht në qendër do të ketë edhe intervale kthjellimi.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1- 8 m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore pas mesdite era kthen drejtim veri-verilindje dhe intensifikohet deri 18-25 m/sek, shoqëruar me valëzimin në det të forcës 4-6 ballë.          

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 7/11   re shi diell
Kukës 4/7   re shi/bore
Lezhë 8/12   re shi diell
Dibër 3/7   re shi/bore
Durrës 8/13   re shi diell
Tiranë 9/12   re shi diell
Elbasan 5/11   re shi
Berat 7/14   re shi
Vlorë 7/14   re shi diell
Korçë 3/6   re shi/bore
Gjirokastër 2/10   re shi
Sarandë 7/13   re shi

 

Top Channel