Shkatërrohen banesat tek “5 maji”/ Banorët qëllojnë me gurë dërrasa dhe shishe benzine

22/02/2022 15:20

Aksioni i radhës për shembjen e banesave tek 5 maji është shoqëruar me përplasje të forta mes banorëve dhe efektivëve të policisë.

Mes përplasjes pati hedhje të gureve e shkopinjve nga banorët ndërsa u perdor dhe gazi lotsjellës për të neutralizuar situatën.

Nga situata e krijuar pati banorë të shoqëruar në komisariat ndërsa 8 punonjës nga policia e shtetit dhe ajo bashkiake mbeten të lënduar e morën trajtim në spitalin e traumës.

Nga ky aksion u shembën 12 banesa.

Shembjet te 5 maji po kryhen në kuader të rindërtimit për lagjen e re ku do të strehohen banorët e prekur nga tërmeti i dy viteve më parë. Familjet banesat e të cilave do preken nga ky projekt, do të marrin dëmshpërmblim të plotë përmes shkëmbimit me një shtëpi të re në godinat që do të ndërtohen.

Top Channel