Reagon Totti, jep versionin e tij për “divorcin” me Ilary-n

22/02/2022 22:47

Francesco Totti thyen shumë shpejt heshtjen dhe përgënjeshtron lajmin për një krizë në marrëdhënien bashkëshortore me Ilary Blasin.

Pas thashethemeve të njëpasnjëshme në orët e fundit për ndarjen e pretenduar pas 17 vitesh martesë, ish-kapiteni i Romës dha versionin e tij përmes historive të publikuara në profilin e tij në Instagram.

“Kam dëgjuar kaq shumë histori për mua dhe familjen time. Nuk është hera e parë që dëgjojmë këto lajme të rreme. Ju drejtohem të gjithë juve, që shkruani këto gjëra, kushtojini vëmendje, sepse në mes janë edhe fëmijët duhen respektuar. Sinqerisht, jam lodhur shumë me mohimin e lajmeve të tilla”.

Totti duket i acaruar në serinë e videove të postuara në Instagram. Ish-futbollisti mbron familjen dhe tre fëmijët e tij, duke u përpjekur të heqë dyshimin për fundin e dashurisë me Ilary Blasin.

Ka reaguar në profilin e saj në Instagram edhe Ilary, ku shfaq disa momente të darkës në shoqërinë e fëmijëve dhe bashkëshortit Francesco Totti në një restorant të njohur në Romë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA