Romanca mes Donald Veshajt dhe Beatrix Ramosajt në shtëpinë e Big Brother VIP shkaktoi shumë dyshime, por ende nuk dihet se çfarë po ndodh jashtë shtëpisë.

Ata nuk janë parë bashkë që pas finales së Big Brother VIP, ku u shpall fitues Ilir Shaqiri.

Në një postim të fundit Triksa ka shkruar “No Fake Stories” dhe fjalës No i ka vënë një kryq, duke kuptuar “Fake Stories” që përkthehet histori false në shqip.

Nuk dihet nëse artistja shuan zërat për një ndarje të mundshme mes tyre apo për të treguar se nuk janë më bashkë.

Nuk dihen ende detaje të tjera, ndërsa Beatrix ka hequr nga followersat në Instagram Donaldin.

Natën e finales së BBV këngëtarja i bëri një surprizë Donaldit duke performuar këngën e preferuar të tyre brenda shtëpisë.

Historia e tyre e dashurisë që u krijua brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri u komentua nga çdo shqiptar,ndërsa kishte mbështetës dhe kundërshtues.

Takimi i Donaldit me moderatoren Bora Zemani para se ky i fundit të lidhej me artisten bëri bujë e sidomos pas takimit brenda shtëpisë.

Shumë prej fansave mendonin se dashuria mes tyre nuk kishte përfunduar, pavarësisht se Donaldi tha se ishte i vetëm në BBV.

 

 

FOTO GALERI
2/20

Top Channel