“Ftesë në 5″/ Nga Donaldi, Monika tek Einxheli, Ilir Shaqiri flet për marrëdhëniet me banorët pas finales: Çfarë do flasim në kafe?

22/02/2022 17:30

Ilir Shaqiri ka folur në “Ftesë në 5” për marrëdhënien me banorët pas përfundimit të Big Brother VIP.

Për Donald Veshajn u shpreh se e vërtetoi se nuk do të jenë miq jashtë reality shoë, ndonëse aktori pretendonte të kundërtën.

“Strategjia ndaj Donaldit ishte që t’i përgjigjesha çdo provokimi. Shumë persona anashkalonin Donaldin dhe Ilirin. Me Donaldin u takuam tek festa për mbylljen e Big Brother dhe kaq. Ndodhi ajo që i kam thënë në shtëpi, ne nuk mund të jemi miq jashtë. Unë me Donaldin jemi të njohur, por se kemi dy koncepte jete të ndryshme, çfarë do flasim në një kafe me Donaldin?” tha Iliri.

Pyetje: Me Monikën çfarë ka ndodhur? Ajo ka thënë që nuk jam takuar me Ilirin.

Iliri: Fare. Me Monikën ka qenë një marrëdhënie e sinqertë në fillim por pati një lloj devijimi sa i përket konceptit të shoqërisë se nëse do kishte ndejtur e konsoliduar me Ilirin, nuk do të kisha dalë kurrë në ato konkluzione për të. Ajo erdhi si rrjedhojë e sjelljes së saj, ajo vendosi të lumturohej me Donaldin dhe shumë mirë bëri. Nuk kam pretenduar kurrë të jem shoku i të gjithëve.

Sa i përket marrëdhënies me Einxhel Shkirën, Iliri tregoi se kishte nevojë për kohë që të analizonte tipin e saj, por në fillim iu duk se nuk përshtateshin dot prej mënyrës se si fliste dhe paraqitjes së saj.

Iliri: Me Einxhelin ndodhi ajo që kur ka ardhur, kam qenë shumë i ngarkuar nga ana psikologjike, kam pasur problem me shpinën dhe pashë një vajzë që fliste shumë për veten. Unë e shikoja më egocentriste se të gjithë dhe mënyra e saj të folurit pa mbarim, ndaj në shoqëri duhet të ketë dialog jo të bëjë moderatoren. Erdhi me rasta, gjëja që unë nuk i pëlqej. Bashkangjiten ato, e folura, paraqitja, gjuha e trupit dhe u përputhën disa elemente që thashë, prit se për këtë vajzë kam nevojë për më shumë kohë që ta analizoj se është person shumë kompleks. I kam thënë që nëse do ta kishe përdorur këtë inteligjencë që në fillim, do kishe arritur më shumë. Nuk jemi takuar, por me dëshirë do e pija një kafe.

Top Channel