Alban Skonja dhe Gentian Diva mbetën të plagosur gjatë një konflikti të ndodhur pas mesnatës në Mamurras.

Ata kanë qenë duke udhëtuar me makinë së bashku me Andi Divën në drejtim të Mamurrasit.

Konflikti ka nisur që në hyrje të Mamurrasit duke u zhvendosur në qendër ku ka ndodhur dhe plagosja.

Kastriot Lleshaj pas konfliktit ka qëlluar drejt makinës së tyre duke lënë të plagosur Alban Skonjën dhe Gentian Divën.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e Andi Divës dhe ka shpallur në kërkim Kastriot Lleshajn si të dyshuarin kryesor për plagosje.

Më herët, Gentian Diva ka qenë i arrestuar për vrasje dhe kishte 2 vite që kishte dalë nga burgu.

Ndërkohë vëllai i këtij të fundit, Enver Diva ndodhet në burg si i akuzuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës të ndodhur në prill të vitit 2020.

 

 

Top Channel