Dy qytetarë kanë mbetur të plagosur këtë të martë pasdite në Tiranë, pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët.

Policia njofton se  zjarri ka rënë në banesën e 55-vjeçarit me iniciale B.R. në bulevardin “Zogu I”. I plagosur ka mbetur 55-vjeçari dhe 78-vjeçarja me iniciale B.R.

Të dy shtetasit janë në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që nuk dihet nëse ka qenë pakujdesia apo arsye të tjera që shkaktuan zjarrin.

Top Channel