Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, Balla takon banorët e lagjes ‘18 Tetori’: Investimi në Përroin e Lushnjes është urbanizimi real i qyetit

21/02/2022 18:44

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla i shoqëruar kryetarja e Bashkisë, Eriselda Sefa zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e lagjes “18-Tetori” në Lushnje, ku diskutoi me ta mbi projektet e radhës për rritjen e rrugëve hyrëse në Lushnje.

Me rikonstruksionin e rrugëve të lagjes banorët do të ndërgjegjësohen edhe për pastrimin e hapësirave të përbashkëta.

Në diskutim me banorët duke marr mendimin e tyre Balla u shpreh se nuk do të ketë prishje të banesa por vetën disa gardhe, të cilat do të krijojnë mundësinë e hapësirave dhe rrugëve.

Në fjalën e saj kandidatja për kryetare u shpreh se sistemimi i rrjetit të ujit të pijshëm është në proçes, me pas do të bëhen kanalizimin dhe në përfundim shtrimi i rrugës si dhe pjesa e azhornimit të  pronave e cila është në proces për banorët të cilët kanë aplikuar.

Balla theksoi gjithashtu se investimi në Përroin e Lushnjes është urbanizimi real i qytetit dhe në lagjen më të vjetër të Lushnjes do ti japi qasjen qytetare dhe urbane të lagjes si edhe vlerën e saj.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel