Ushtria shqiptare me pagesë/ Ministri i Mbrojtjes: 50.000 lekë paga e një ushtari të thjeshtë

21/02/2022 18:31

Tensioni mes Ukrainës dhe Rusisë dhe frika për një pushtim të mundshëm e ka kthyer luftën në temën kryesore pothuajse në të gjithë botën.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi foli sot në “Top Talk” për ushtrinë shqiptare, që tha se po rritet nga viti në vit.

“Kemi bërë një fushatë më agresive me qëllim për të rritur numrin e rekrutëve te forcat tona të armatosura. Falë kësaj fushate, kemi një numër dyfish më të lartë se sa vitin e kaluar. Vitin e kaluar ka qenë rreth 170, këtë vit rreth 400”.

Ministri Peleshi theksoi se ushtarët shqiptarë paguhen dhe paga e tyre do të rritet me 30% duke filluar nga muaji korrik i këtij viti:

Ne kemi një ushtri të paguar. Me rritjen që hynë në fuqi në 1 korrik, për të gjithë ushtarakët tanë, nga ushtari më i thjeshtë deri te gjenerali, me 30% .

Më këtë rritje, një ushtar i thjeshtë do të marrë më shumë se 50.000 lekë. Është konkurruese si ofertë, mund dhe të mos jetë me shkollë të lartë”.

Sipas tij, 50.000 lekë për të filluar karrierën në Forcat e Armatosur, nuk është pak. “Shtojmë këtu dhe trajtimet ushqimore apo mundësitë që ka për të ecur në karrierë. Jemi të parët në rajon”, tha Peleshi.

Top Channel