Përfundon rikonstruksioni i rrugës së “Demëve”, Sako: Ky segment i shërben 1700 banorëve të kësaj zone

21/02/2022 18:21

Kryetarja Bashkisë Durrës, Emiriana Sako këtë të hënë ka parë nga afër përfundimin e rikonstruksionit të rrugës së “Demëve”, e cila ka një gjatësi prej 1,230 metra dhe gjerësi 3.5 metra.

Në një shënim në rrjetin social Facebook, Sako thotë se kjo rrugë u shërben 1,700 banorëve të kësaj zone.

Ajo tregon se kur u takua më këta banorë kërkesa kryesore e tyre ishte rikonstruksioni i këtij segmenti rrugor që tashmë ka përfunduar.

Mbajtëm fjalën e dhënë përpara banorëve të kësaj zone për rikonstruksionin e rrugës ashtu siç kemi mbajtur të gjitha angazhimet që kemi marrë përpara të gjithë qytetarëve sepse dera e bashkisë ka qenë, është, dhe do të jetë e hapur për të gjithë ju, me vullnetin për të dëgjuar problemet e gjithësecilit e më dëshirën dhe detyrimin për ti shërbyer çdo qytetari të Ishmit, Manzës, Katundit të Ri, Sukthit, Rrashbullit e Durrësit në mënyrë të barabartë siç kam bërë deri më sot”, shkruan ajo.

FOTO GALERI
8/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA