Protestë kundër diskriminimit/ Elbasan, reagimi pas njoftimit të një lokali se nuk donte pastruese me ngjyrë
21/02/2022 11:55
Një njoftim punësimi në një nga baret e Elbasanit u bë shkak që komuniteti rom e egjiptian të protestojë kundër diskriminimit.
Lokali në fjalë kërkonte punonjëse pastrimi “jo me ngjyrë”, por sipas këtij komuniteti një diskriminim i tillë haset çdo ditë, në çdo sektor.
Protesta sensibilizuese u përkrah dhe nga komisioneri Anti-diskriminim, Robert Gajda i cili tha se pavarësisht punës së bërë, çdo ditë hasen veprime diskriminuese ndaj këtij komuniteti.
Me pankarta për të drejta të barabarta, protestuesit kërkuan sensibilizimin sidomos të biznesit, por edhe të institucioneve shtetërore të cilat duhet të zbatojnë ligjet.
Top Channel