“Monika më ka zhgënjyer”, Emanuela flet për marrëdhënien e balerinit me banorët pas finales së BBV

21/02/2022 16:17

Rrugëtimi i Ilir Shaqirit në Big Brother VIP i solli jo vetëm fitoren, por edhe miq shumë të mirë.

Bashkëshortja e Ilir Shaqirit ka komentuar marrëdhëniet e bashkëshortit të saj me banorët e tjerë duke treguar se Monika e ka zhgënjyer shumë.

 “Ndoshta prisja ndryshe nga Monika kishin një marrëdhënie të afërt, gazmore me lojra dhe shaka, ajo më ka zhgënjyer. Të tjerët jo, nuk e di por ajo do thosha”- deklaroi Emanuela.

Mes banorëve që i sheh si miq të Ilirit përmendi edhe emrin e Einxhel, pavarësisht përplasjeve që kanë pasur në Big Brother VIP.

“Sigurisht Sabiani, Arjola, Paloma, Meridiani, Arbri. Dhe Einxhel sepse është vajzë shumë e mirë, mund të ndodhë që në një situatë të vështirë thuhen disa gjera por nuk i mbaj mëri, çdo kush ka bërë rrugëtimin e saj.”- tha ajo në Breaking.

Emnuela tregoi po ashtu se ka marrë shumë mbështetje si nga Shqipëria dhe nga Kosova, duke i falënderuar të gjithë ata që kanë votuar për Ilirin, duke bërë të mundur që ai të fitonte.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA