Gra e vajza me aftësi të kufizuara kanë protestuar në Durrës në kërkim të të drejtave dhe mundësive të barabarta.

Të organizuara në shoqatën e bashkimit të grave me aftësi të kufizuara të Shqipërisë, protestueset kërkuan vëmendje nga pushteti vendor për lehtësira ekonomiko-sociale, strehim dhe infrastrukturë të përshtatshme për shërbimet ndaj tyre.

Në mbështetje të protestës ishin dhe familjarë të tyre. Së bashku ata kërkuan më shumë të ardhura, ndihmë sociale dhe shërbime për këtë kategori, si dhe një ambient, zyrë nga bashkia për t’u organizuar dhe përfaqësuar denjësisht në mbrojtje të të drejtave të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA