Efi është rikthyer në program për të vijuar njohjen me Bledin.

Ajo tregoi të gjithë gjendjen e saj emocionale ndërsa i sqaroi se ka raste që mendon të heqë dorë nga programi. Më pas, ajo u ul në prehrin e Bledit siç nuk e kemi parë asnjëherë.

Efi: Kemi një jetë, stresohemi për pjesën jashtë. Kohën nuk e menaxhojmë dot fare, pastaj kur mendoj për veten, një X problem, them si do e përballojë tjetri problemin tim.

Bledi: Çfarë të sillet në kokë?

Efi: Ndonjëherë dua ta lë, nga tjetër them s’kam pse ta lë për dobësitë e mia. Dua të dal kundër kësaj gjëje.

Bledi: Nuk mendoj që je tip që dorëzohesh. Mendo vetëm për veten dhe bëji gjërat vetëm ashtu siç i do ti.

Efi: Më duket sikur mendon bukur, por fytyra jote dhe trupi jot nuk është i përfshirë. Ti i gjen fjalët e bukura me këdo. Nuk besoj tek asnjë njeri, ti duhet të bësh diçka për ta kaluar.

FOTO GALERI
9/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA